Një 34-vjeçare ka bërë kallëzim në policinë e Shkodrës, ku ka treguar se 3 persona i kanë hapur llogari të rreme në rrjetin social “Tik Tok”.
Uniformat blu njoftojnë se ka nisur hetimi për 43-vjeçarin A.L., banuese në fshatin Ana e Malit, si dhe E.K., 44-vjeç dhe A.K, 35-vjeç.
Gjatë kohëve të fundit gjithnjë e më shumë janë shtuar denoncimet e grave në polici për shantazh në rrjetet sociale, çka tregon se sa shqetësuese është kjo gjë. Gjithnjë e më shumë rrjetet sociale po përdoren në një qasje negative në shoqërinë shqiptare.