-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nuk kemi asnjë mundësi”: Viktimat e dhunës në Kukës mbeten pa përkrahje

Kryesoret

Më 7 qershor 2023, një mësuese nga Tropoja u përball me bashkëshortin në oborrin e shkollës ku jepte mësim.  Bashkëshorti, i cili po ashtu është nëpunës publik, e sulmoi atë në sy të kolegëve dhe i mori telefonin kur ajo tentoi të merrte policinë.

Gruaja ishte pajisur me urdhër mbrojtje dy javë më herët, pas një incidenti të mëparshëm dhune, por kjo nuk e ka ndaluar dhunuesin.

“Edhe pas lëshimit të urdhrit të mbrojtjes jam kërcënuar dhe poshtëruar nga bashkëshorti, por nuk kam  bërë kallëzim për hir të fëmijëve,” citohet ajo në vendimin e gjykatës që shqyrtoi rastin e saj. Bashkëshorti dhunues u dënua me 1 vit burg, për dhunën në familje dhe për kundërshtimin e vendimit të gjykatës. Gruaja është tani në proces divorci dhe Zyra Arsimore lokale ka ndihmuar ta transferojë atë në një shkollë tjetër.

Por shumë prej grave të dhunuara në këtë qark nuk gjejnë ndihmën e kërkuar dhe mjaft prej tyre vijojnë të qëndrojnë me dhunuesit.

Vitin e shkuar, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës janë paraqitur 24 kërkesa për Urdhër Mbojtjeje, por vetëm në tetë prej tyre palët kanë  kërkuar zgjidhje martese.

Ndërsa bashkia e Kukësit ofron një ndihmë minimale dhe strehim deri në 48 orë për gratë e dhunuara, në dy bashkitë e tjera ndihma është zero. Në Tropojë nuk ka as koordinatore për rastet e dhunës, ndërsa koordinatorja e bashkisë së Hasit i tha BIRN se kishte më pak se një javë që kishte filluar punën./BIRN

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit