Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në qytetin e Korçës.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen numër 10. Trupi i një personi të gjinisë mashkull është gjetur në afërsi të një hoteli, identiteti i tij nuk dihet ende.
Policia është në vendngjarje, ndërkohë trupi i viktimës është ende në rrugë.









