Një i mitur në Prishtinë është vetëplagosur pa dashje me armë zjarri.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 17-vjeçari është dërguar atje për ndihmë mjekësore, pasi kishte marrë plagë në këmbë nga shkrepja e armës.
Ai është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ai ndodhet fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë marrë dëshminë e të miturit dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.