Është arrestuar një 50-vjeçar në Pukë pasi ka kanosur me armë fqinjin.
Pasditen e djeshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë marrë njoftim për një konflikt për motive pronësie mes 2 shtetasve, në fshatin Micoj, Fushë Arrëz.
Është arrestuar A. C., 50 vjeç.Ky qytetar dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri kallashnikov, fqinjin e tij, shtetasin Y. C., 35 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe një krehër me fishekë, të cilat A. C. i mbante pa lejen përkatëse.