-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputeti i Ukrainës tregon se njohja e Kosovës do të ndodhë pasi Ukraina të fitojë luftën me Rusinë

Kryesoret

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur bindjen se njohja e Kosovës nga Ukraina do të vijë kur të ndodhë triumfi ndaj Rusisë.
Pas shtrëngimit të duarve me Volodymyr Zelenskyyn pak para nisjes së samitit të organizuar në mbështetje të Ukrainës, më 28 shkurt në Tiranë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani foli me tone optimiste se shteti i cili tash e dy vjet po përballet ushtarakisht me Rusinë, do ta njohë një ditë pavarësinë e Kosovës.

Në fakt, prej se ka filluar agresioni i Rusisë në Ukrainë, janë ndërmarrë dy iniciativa për njohjen e Kosovës, por asnjëra nuk ka rezultuar e suksesshme.

Se akti i njohjes së Kosovës do të ndodh gjatë kohës sa Ukraina është në luftë me Rusinë nuk pret as deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, i cili ka ndërmarrë nisma për njohjen e Kosovës nga shteti i tij.

Gonacharenko është shprehur haptazi që qëllimet e Serbisë ngjasojnë me ato të Rusisë. Ndërsa, njohja e pavarësisë së Kosovës, siç thotë ai, do të demonstronte një lloj falënderimi për përkrahjen dhe solidaritetin që Kosova ka treguar ndaj Ukrainës. Por, tani ai nuk pret njohje të shpejtë të Kosovës. “Nuk besoj që do të ndodh njohja e Kosovës gjatë kësaj kohe sa Ukraina është në luftë”, thotë Goncharenko.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit