-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E shkuara e zezë/ Kush është 44-vjeçari nga Lazarati që ra në ‘rrjetë’ në Greqi?

Kryesoret

Një 44-vjeçar nga Lazarati, Abas Rabi është arrestuar në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të Interpolit të zhvilluar në Serbi, Greqi, Spanjë e Bosnje Hercegovinë, ku ranë në pranga 10 persona.

Operacioni është zhvilluar pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin “SKY ECC”, që ka çuar në zbardhjen e 4 vrasjeve në Athinë e Korfuz të anëtarëve të klanit kriminal “Skaljari” në Mal të Zi, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Rabi është i vetmi person i arrestuar në Greqi, konkretisht në Athinë ku gjatë kontrollit të banesës i’u gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë, 2 krëhra dhe 40 fishekë.

Në vitin 2004 ai u identifikua si një nga personat që hapi zjarr ndaj forcave RENEA. Në maj 2007, ai u arrestua nga policia e Delvinës në aksin “Krane-Ura e Gajdarit” pasi iu gjet në makinë një armë automatike tip “Scorpions” e prodhimit maqedonas por u la i lirë nga Gjykata e Sarandës.

Në vitin 2014, ai u përfshi sërish në ngjarjet e Lazaratit. Në lidhje me ngjarjet në Greqi, ai akuzohet se pas vrasjes së Dedovic dhe Stamatovic, sipas bisedave në “SKY ECC”, armët dhe municionet e papërdorura i’u dorëzuan Abas Rabit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit