Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Kur kanë kaluar më shumë se dy orë që është duke u përballur me prokurorët dhe OPGJ-të, mësohet paraprakisht se Gjiknuri është thirrur për në lidhje me hetimet për inceneratorët.
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar disa herë si të përfshirë në këtë aferë.