-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘S’ka zgjedhje të parakohshme’/ Spiropali këshillon opozitën: Bashkohuni!

Kryesoret

Ministrja Elisa Spiropali nga Shkodra u bëri thirrje deputetëve të PD të bashkohen për të pasur më pas një strategji të duhur që i nxjerr nga kaosi. “Nuk ka asnjë diskutim për zgjedhje të parakohshme, kur të ketë ju do jeni të informuar por deri më sot ne jemi me një mandat të plotë dhe në një mandat për të realizuar premtimet tona si qeveri dhe këtë do bëjmë.

Patjetër që kjo situatë nuk pëlqehet jo vetëm për ne por as opinionit publik dhe qytetarëve të këtij vendi nuk i pëlqen që në Kuvend të shohin zjarr, flakë, bilbila, ata duan të dëgjojnë zërin e deputetëve të zgjedhur, duan të dëgjojnë mendimet qoftë edhe kritike për projektligjet apo të tjera dhe ne urojmë shumë që çështjet që i pengojnë deputetët e PD.

Këtu nuk po i ndaj në të kujt e si por po them që të gjithë ata bashkë duhet që t’i kthehen rrugës së arsyes, duhet që të gjejnë një pikë që i bashkon, të bëjnë së pari bashkimin mes tyre sa i takon strategjive që duhet të zgjedhin si në Kuvend ashtu edhe strategjive elektorale dhe nuk mund të jetë Kuvendi zgjidhja për strategjitë e tyre radikale”, tha Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit