-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta plan me 7 pika: Bashkitë rritën 87% numrin e punonjësve, katastrofë!

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta organizoi ditën e sotme një tryezë për qeverisjen lokale. Ai renditi sipas tij të gjitha dështimet që kanë ardhur pas reformës territoriale në 2015-ën. Propozoi një plan me 7 pika për të kapërcyer këtë situatë. “Numri i të punësuarve rritet vazhdimisht edhe pse janë transferuar funksionet. Nga 19620 punonjës në 2015 kemi 36666 punonjës, është rritur 87% numri i punonjësve. Është shtuar numri i patronazhistëve në administratë” tha ai.

Propozimet e Partisë së Lirisë;

  1. Rritjen e autonomisë fiskale të pushtetit vendor, ndërmjet rrishikimit te modelit te ndarjes se te ardhurave kombetare, si te ardhurat nga taksat e ndara si dhe te taksave kombetare duke i dhënë më shumë kompetenca administrative njësive të vetëqeverisjes vendore.
  2. Rritja e kapacitetet vendimarrëse të pushtetit vendor mbi të ardhurat e veta. Përmes ndryshimeve ligjore, pushteti vendor do të sigurojë kompetenca shtesë për të vendosur mbi normën dhe formën e administrimit të të ardhurave të veta.
  3. Rritja e kapacitetit financiar te qeverisjes vendore duke rritur te ardhurat dhe ne forme e transfertes te pakushtëzuar nga 1% te PBB qe marin sot si transfert e pakushtezuar te rritet minimum ne mbi 2% te PBB, per ti kushtuar me shume vemendje permiresimit cilesor te sherbimit te arsimit dhe sherbimit shendetesor, dhe sherbimeve sociale.
  4. Krjimi i një fondi investimi të veçantë për pushtetin vendor, i cili do të financojë projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe zhvillimore strategjike rajonale që impakton më shumë se një bashki, per zhvillimin e infrastrukturës rurale dhe mbështetjen per zhvillim ekonomik
  5. Rishikimin dhe përmirësimin e sistemit aktual i ekualizimit fiskal për të siguruar një ndarje më të drejtë dhe më efikase të burimeve financiare ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore.
  6. Përmirësuar kadastrën dhe administrimin e taksave mbi pasurinë. Kjo do të ndihmonte në identifikimin më të saktë të pasurive dhe në rritjen e të ardhurave nga taksat mbi pasurinë.
  7. Hartimin dhe miratimin e standardeve minimale të shërbimeve vendore që sigurojnë një nivel bazë cilësie në të gjithë vendin, duke u mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare.

Partia e Lirise do te propozoj  rrishikim te legjislacionit me qellim qe te:

  1. Vendosjen me ligj te referendumeve lokale si zgjidhje per te gjitha ceshtjet qe cenojne autonomine e pushtetit lokal dhe permiresojne standartin e jeteses te qytetareve.

Moto e qeverisjes vendore te jete ne perputhje me nenin Nr 5 te kartes Europiane te veteqeverisjes vendore te keshillit te  Europes qe : “Jane qytetetaret ata vendosin per administrimin e njesive te veteqeverisjes vendore”

  1. Rishikim i legjislacionit për të forcuar autonominë vendore, duke u dhënë atyre më shumë fuqi për të vendosur për politikat e tyre fiskale dhe për të menaxhuar të ardhurat dhe shpenzimet në mënyrë më efikase. Kjo do të ndihmonte në zvogëlimin e varësisë nga qeveria qendrore dhe do të nxisë një menaxhim më të përgjegjshëm financiar në nivel lokal
  2. Propozimi për një reformë që rishikon dhe zgjeron rolin dhe kompetencat e Këshillave të Qarqeve, duke i bërë ato më relevante në kontekstin e decentralizimit dhe zhvillimit rajonal per te mare një rol proaktv në hartimin e strategjive rajonale të zhvillimit që përfshinë më shumë se një bashki

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit