-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Operacion kundër evazionit fiskal, 195 milionë euro

Kryesoret

Më 28 shkurt, u arrestuan 14 persona që besohej se kishin orkestruar një mashtrim masiv me fatura fiktive duke shkaktuar evazion prej 195 milionë eurosh. Operacioni, sipas EUROPOL u shtri në 17 vende. Arrestimet janë rezultat i një hetimi të udhëhequr nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) në Mynih dhe Këln (Gjermani) me mbështetjen e Europol. Mes të arrestuarve janë disa nga kokat e grupeve kriminale.

Mbi 180 bastisje u kryen njëkohësisht në Shqipëri, Austri, Qipro, Kroaci, Çeki, Estoni, Gjermani, Hungari, Itali, Maltë, Holandë, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Suedi dhe Mbretërinë e Bashkuar. Mbi 680 hetues tatimorë dhe policorë kanë mbështetur masat hetimore për evazion me faturat e TVSH-së.

Gjatë kontrollit, forcat e rendit sekuestruan një jaht me vlerë 3 milionë euro dhe 1.2 milionë euro cash dhe kriptovaluta. Janë sekuestruar disa makina, duke përfshirë një Rolls Royce, një BMW dhe një Range Rover. Në banesat e të dyshuarve janë gjetur edhe stoli, ora luksoze dhe 2.5 kilogramë ar.

Nga hetimi u zbulua se organizatorët e dyshuar të skemës së mashtrimit të TVSH-së krijuan një ekosistem kriminal kompleks, i cili i lejoi ata të mashtronin deri në 195 milionë euro përmes disa skemave kriminale që përfshinin shitjen e pajisjeve të vogla elektronike, si telefonat inteligjentë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit