Biznesmenit shqiptar Gëzim Sallaku i janë sekuestruar disa pasuri nga autoritetet italiane.
Siç raportojnë mediat italiane, nga hetimet e Guardia Di Finanzia rezultonte se biznesmeni nga Durrësi kishte standard jetese më të lartë se ajo që kishte deklaruar.
Për këtë ati i është sekuestruar një pasuri me vlerë 4.5 milionë euro e cila pritet që tashmë ti kalojë shtetit Italian.
Në pasuritë e sekuestruara përfshihet një vilë me vlerë të konsiderueshme në Sale Marasin, plus aktivitete sipërmarrëse që operojnë në sektorët e hoteleve luksoze, të ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme.
Sallaku ka qenë edhe më parë në qendër të çështjeve ligjore, por financat tashmë e nxorën zbuluar.
Sipërmarrësi shqiptar raportohet se kishte një standard të lartë jetese, por deklaronte të ardhura të ulëta në organet tatimore.
Masa e ndalimit të tij parashikon mbikqyrje të veçantë të sigurisë publike për 5 vite dhe detyrimin për të mos u larguar nga bashkia ku kishte vendbanimin.