Ditën e sotme u luajt java e 27-të e Premier League, ku në fushë zbritën Chelsea, Liverpool, Tottenham si dhe Fulham i Armando Brojas.
Të besuarit e Jurgen Kloop vuajtën në transfertën ndaj Nottingham. U duk se gjithçka do të mbyllej në shifrat 0-0, Ishte Nunez ai që në minutën e 99-të shënoi golin e tre pikëve. Një gol i cili mban ende Liverpoolin në krye të Premier League në kuotën e 63 pikëve, ndjekur nga Manchester City dhe Arsenal.
Chelsea regjistroi një barazim në përballjen e sotme ndaj Brentford me rezultatin 2-2.
Situata bëhet e ftohët për Pochetinon dhe lojtarët e tij, pasi gjenden në vendin e 11-të renditjes me 36 pik, dhe zona Champions tashmë duket e pa mundur.
Nga ana tjetër Fulham ku Armando Broja u dha në huazim pikërishtë nga blutë e Londrës arriti një fitore të pastër 3-0 ndaj Brighton. Një sfidë ku dhe një herë sulmuesi i kombëtares mbajti vendin e tij në pankin duke mos luajtur asnjë minutë në këtë përballje.
Tottenham mori një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Crystal Palace duke u ngjitur në kuotën e 50 pikëve dhe duke dhënë një shtysë të fortë për zonën Champions.