Presidentja Vjosa Osmani është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Osmani e Lajçaku janë takuar në Antalia të premten, në kuadër të Forumit Diplomatik. Lajçak e ka cilësuar të dobishme bisedën me Osmanin.
“Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti për zgjedhjet në veri të Kosovës në takimin e fundit që e mbajtëm në Bruksel”, ka shkruar ai.
Ditë më parë në Bruksel, Lajçaku u takua me përfaqësues financiarë të Kosovës dhe të Serbisë për të diskutuar për çështjen e Rregullores së Kosovës për paratë e gatshme, që përjashton dinarin serb.