Një 21-vjeçar shqiptar ka mbetur viktimë e një aksidenti tragjik në Itali.
Një përplasje tragjike në orët e para të mëngjesit së ditës së premte e cila solli vdekjen e të riut shqiptar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën e Terracina, ku një fugon i cili drejtohej nga një 41-vjeçar po futej në hyrje të qytetit kur dëgjoj një zhurmë dhe kuptoj se kishte goditur diçka.
Sipas asaj që ai ka thënë para policisë, ndaloi mjetin dhe trupin e të riut shqiptar të shtrirë në shkurret në anë të rrugës.
Drejtuesi i mjetit ka shkuar menjëherë në kazermën e Karabinierëve ku ka treguar gjithçka. Ai, si zakonisht, u akuzua për vrasje me automjet.
Identiteti i të riut shqiptar nuk është publikuar ende në mediat fqinje.