Vllaznia triumfoi në klasiken e futbollit shqiptar duke mposhtur Tiranën 3-1 në Shkodër.
Në “Loro Boriçi” takimi u zhbllokua që në minutën e 21-të, me Juriç që pas një goditje me kokë gjeti rrjetën. Vetëm pak minuta më vonë shkodranët kërkuan dhe një herë golin por Gruda u ndal nga shtylla.
E megjithatë Balaj nuk fali në të 45-tën duke dyfishuar avantazhin dhe duke dërguar në festë tifozerinë vendase.
Djemtë e Erbim Fagut ngushtuan shifrat në të 78-tën me Nikqin.
Gjithsesi, të besuarit e Osmanit gjetën qetësinë menjëherë, pasi Balaj shndërroi në gol një penallti.
Vllaznia renditet në vendin e dytë me 46 pikë, ndërsa Tirana pozicionohet në vendin e gjashtë me 35 pikë.