Një 38-vjeçar ka rënë në pranga nga uniformat blu, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Policia informon se në pranga ka rënë 38-vjeçari A.D., banues në Ksamil. Gjatë shoqërimit për në komisariat ai gjithashtu ka kundërshtuar dhe punonjësit e Policisë.
‘Nga këta specialistë u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A. D., 38 vjeç, banues në Ksamil, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, si dhe gjatë shoqërimit në komisariat, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë’ thuhet në njoftimin e uniformave blu.









