-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha nga Lezha: Shumë politikanë i shpëtojnë ligjit! PD do të flasë prerë!

Kryesoret

Nga Kuvendi Zgjedhor në degën e PD në Lezhë, kryedemokrati Lulzim Basha dha mesazhin e tij. Basha tha se shumë politikanë i shpëtojnë ligjit, ndërsa theksoi se duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë, që të ndajë Shqipërinë në dy pjesë.

Basha tha se Lezhë është tronditur thellësisht nga intrigat.

“Ja tek është Lezha. Lezha e krenarisë kombëtare që dje kujtoi dhe rikujtoi një nga momentet kyçe të formësimit të ndërgjegjes dhe kombit shqiptarë. Lezha e intelektualëve, e artistëve, e poetëve. Lezha e oratorisë kombëtare e zhytur në llumin e injorancës, analfabetizmit që ka ngritur krye dhe është ngritur në krye.

Propozimi për listat e hapura nuk është një manovër politike apo partiake, është zotimi ynë që parlamenti të mos jetë më një konstelacion i atyre që vijnë nga listat e mbyllura të përcaktuara nga kryetarët e partive sipas formulës kushtetuese të 2008-ës.

Që ishte dhe fillimi i fundit të Republikës së parë pluraliste në Shqipëri dhe që sot është kthyer në një pronë private të Edi Ramës dhe të çirakëve të tij në qeveri. Fund pandëshkueshmërisë, për të ndarë Shqipërinë në dy pjesë. Shumë politikanë i shpëtojnë ligjit! PD do të flasë prerë!”, tha Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit