-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anglia dorëzon ‘mbretin’ në Shqipëri

Kryesoret

Daily Mail” i ka kushtuar një artikull Klodjan Çopjas 36 vjeç, që është cilësuar si ‘mbreti’ shqiptar i drogës në Angli, i cili u ekstradua në vendin tonë, si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve.

Ai do të vijojë burgimin në Shqipëri prej 17 vitesh të mbetura. Ai u burgos në vitin 2017, pasi policia shkatërroi një rrjet trafikimi kokaine që kishte pushtuar juglindjen e Londrës.

Çopja kaloi katër vjet në arrati para se të kapej në kufirin Greqi – Shqipëri me një pasaportë false dhe të ekstradohej në Britani për t’u gjykuar.

“Ai u arrestua si rezultat i një hetimi të Policisë Metropolitane në rrjetin e furnizimit me kokainë në Mbretërinë e Bashkuar dhe u zbulua se qëndronte pas importit të 60 milionë paundëve drogë.

Por rrjeti i tij ultra i dhunshëm i bashkëqytetarëve shqiptarë nga Elbasani kishte importuar deri në 150 milionë paund kokainë në Britani” shkruan “Daily Mail”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit