Aktivisti Arben Kola në nisje të protestës së 20-të për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ka bërë me dije se protestuesit nuk pranojnë negociata me klasën politike e cila ka vjedhur dhe tradhtuar vendin.
“Sovrani jeni ju dhe ato mijëra shqiptarë që do të vijnë deri më datë 25. I ftoj të gjithë të bashkohen edhe punonjësit publikë dhe ato të administratës publike që janë të shantazhuar. Nuk jemi këtu kundër partive por sëmundjes së shekullit, atë të Ramiut”, u shpreh Kola.
Ndër të tjera Kola theksois se Edi Rama, Balluku, Erioni, Iliri, Saliu, Lulashi, Fatmir Gërdeci, Gramoz gjakpirësi e shumë e shumë të tjerë, meqë më akuzojnë sa njëri sa tjetri, e dinë shumë mirë që ky popull, me këtë urrejtje që ka, është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë dhe t’i çojë në fund të detit.
Dita e 20 e protestës/ Qytetari: Mbështes me shpirt rininë! Rama të largohet amël e butë!









