-sidi education-spot_img
24 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendimet e sotme të miratuara nga qeveria!

Kryesoret

Këtë të premte gjatë mbledhjes së qeverisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë vendimesh dhe projektligjesh, nga ai i ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike deri te rinovimi i konvikteve të universiteteve publike në Shqipëri.

Këshilli i Ministrave vendosi: 

-Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në zonat kadastrale 1556, 1736 dhe 3262, në fshatrat Drizë, Gjergjovinë dhe Cingar i Poshtëm, njësia administrative Pishaj, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan, nga shoqëria “ONE SOLAR”, sh.p.k. .

-Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Bashkinë Devoll, Qarku Korçë, nga shoqëria “DEVOLLI SUNPOWER”, sh.p.k. .

-Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Kolonjë, Devoll, Malësi e Madhe dhe Patos.

-Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2024, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve të universiteteve publike në Shqipëri, sipas parimit të eficiencës së energjisë V”.

-Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2024, për projektin “Programi për klimën në Shqipëri II- program i hapur mbi eficiencën e energjisë dhe digjitalizimin e sektorit të energjisë”.

-Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2023, për projektin “Programi për klimën në Shqipëri – program i hapur për eficiencën e energjisë dhe digjitalizimin e sektorit të energjisë”.

-Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Francës, lidhur me bashkëprodhimin kinematografik.

-Miratimin e marrëveshjes ndryshuese nr.1 të marrëveshjes së grantit, për Programin Kombëtar të Modernizimit të Sektorit të Ujësjellës-Kanalizimeve në Shqipëri, nga Fondi i Mirëbesimit me një Donator, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, që vepron si administratore e Programit Kombëtar të Modernizimit të Sektorit të Ujësjellës-Kanalizimeve në Shqipëri, nga Fondi i Mirëbesimit me një Donator, miratuar me vendimin nr.170, datë 24.3.2023, të Këshillit të Ministrave.

-Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas direkte, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në  kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF), me një hua në shumën totale prej 302 000 000 (treqind e dy milionë) dollarësh amerikanë.

-Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar.

-Përcaktimin e tabelave dhe simboleve në pikat e kalimit kufitar dhe në zonat e verifikimit kufitar në gjuhët shqip dhe anglisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit