-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia lëshon fletë-arrest për komandantin e Njësisë Speciale, Sveçla: Nuk brengosemi

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka deklaruar se është informuar zyrtartisht për fletarrestin ndërkombëtar ndaj komandantit të Njësisë Speciale, Besart Ahmeti.

Ditëve të fundit është raportuar se Rusia ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për disa zyrtarë të njësive elite të Policisë së Kosovës.

Sveçla ka thënë se nga Rusia nuk pritet asgjë mirë, por siç është shprehur ai, kjo nuk është brengë e tij e as e Ahmetit.

“Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë, Besarti është mirë… e dimë, e kemi informatën zyrtare, por nuk është ajo brenga as e imja, as e Besartit”, ka deklaruar Sveçla.

Me lëshimin e këtij fletarrestimi, Rusia ka kërkuar që këta zyrtarë policorë kosovarë të futen në listën e kërkimit të INTERPOL-it.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit