Ditën e sotme është hapur baza ajrore e NATO-s në Kuçovë. Ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi tha se kjo bazë është një aset, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin.
Gjeneral Major, Arben Kingji, shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë deklaroi se baza e Kuçovës do të jetë një vlerë e shtuar në mbrojtjen tonë.
“Sot afrohet një vlerë e shtuar në infrastrukturën tonë të mbrojtjes. Në një epokë të karakterizuar nga sfida komplekse nevojat për infrastrukturë të qëndrueshëm dhe bashkëkohorë është bërë më e nevojshme se kurrë.
Gjithashtu baza ajrore Kuçovë e vetmja e këtij lloji, do të mbështesë në operacioneve në vendet e aleancës, patrullimin e hapësirës ajrore. Porti Ri i Porto Romanos do të rrisë ndjeshëm kapacitete tona detare.
Do të sigurojë hapësira të nevojshme për pritjen e vendeve të aleancës. Paralelisht FA janë futur në një proces modernizimi. Do të rrisim prezencën në Rumani, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë” tha Kingji.