-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapet baza e NATO-s, Peleshi: Kuçova, baza kryesore e forcave tona ajrore

Kryesoret

Pritjes i erdhi fundit. Sot u hap baza ajrore e NATO-s në Kuçovë me infrastrukturë moderne për flotën tonë të helikopterëve e dronëve të armatosur dhe avionët luftarakë të Aleancës, e cila do të shërbejë edhe për të çuar në një tjetër nivel përgatitjen e aviatorëve tanë, ndërkohë që i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike. Ministri Niko Peleshi u shpreh se kjo do jetë një pikë strategjike për aleancën dhe për rajonin.

“Sot deklarojmë Zyrtarisht rihapjen e bazës ajrore të Kuçovës. Krenaria e sotme është mëse e ligjshme. Një vend i vogël si ne ka nderit ti ofrojë aleancës këtë aset të vyer në skemën  e mbrojtjes kolektive. Erdhi koha që në Kuçove të ndjehen avionët e NATO-s. Kuçova do jetë baza kryesore e Forcave tona ajrore.

Black Hock dhe dronët Bajraktar janë aktualisht ën gatishmëri të plotë për të nisur fluturimet në bazë. Numri i tyre do rritet ndjeshëm në vijim. Aleatë shiheni këtë bazë si pike strategjike. Baza ka kapacitet për përballjen me fatkeqësitë natyrore. Nyje lidhëse për vendet e rajonit. Kemi plane edhe për Porto Romanon” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit