Është ngritur një pistë e re dyshimi në lidhje me motivet e vrasjes së Pëllumb Metës nga 3 fëmijët etij. Një shkrim sa i çuditshëm dhe misterioz në murin e kasolles ku u varros 49-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e hetuesve, dhe ka shtuar dyshimet e tyre.
“Eni milioneri, 1 000000 $, miljoner” është shkrimi për të cilin po kërkohen informacione, e cila merr dhe më shumë vlerë pas deklaratave kontradiktore të fëmijëve në gjykatë.
Prokuroria e Durrësit ka kërkuar informacion në Kadastrën Shtetërore për pronat e paluajtshme të në emër të Pëllumb Metës. Në seancën e 26 shkurtit ishte vajza Hygerta ajo e cila shtoi dhe më shumë dyshimet.
E pyetur nga gjykatësja Shpëtime Pitaku se përse prindërit nuk divorcoheshin në rast se kishin kaq shumë konflikte më njëri-tjetrin, 19-vjeçarja tha se Pëllumb Meta nuk donte të ndahej nga Blerina Meta “sepse kishte frikë se do të humbte gjysmën e pasurisë”.
“Ai ndoshta do të na vriste ne ose mamin, që ta mbante pasurinë të gjithën për vete”, tha ndër të tjera më 26 shkurt Hygerta.