-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra e Dan Hutrës/ Ish-gruaja: Ai do arratiset! Jemi të rrezikuara!

Kryesoret

Alketa Hysa, ish-bashkëshortja e Dan Hutrës, personi i cili kreu masakrën me 3 gra të vrara, është larguar nga Shqipëria pasi është e bindur se Hutra do tentojë të arratiset dhe ndihet e rrezikuar.

Një vit pas ngjarjes së rëndë ajo ka folur në emisionin “Me zemër të hapur” ku i bëri apel shtetit që të marri masa ndaj tij.

“Jam larguar nga Shqipëria. Ai është shumë i rrezikshëm shteti ta shtrëngojë shumë, sepse ai do të bëjë sërish të njëjtën gjë.

Nuk mund të rrinim akoma aty, të rrezikoheshim prapë. Ai do të vazhdojë të tentojë të arratiset derisa të ketë jetën. Ndihem e rrezikuar dhe e kërcënuar edhe këtu ku jam.

Asnjë nga shteti nuk ka ardhur në shtëpinë tonë” tha Alketa Hysa.

Më 1 mars të vitit 2023 Dan Hutra shkoi me arë në shtëpinë e ish-bashkëjetueses së tij, ku plagosi atë dhe nënën e saj, si dhe i vrau motrën dhe kunatën shtatzënë.

Por makabra nuk mbaroi këtu, Hutra shkoi në familjen Kurti, ku vrau Etleva Kurtin, motra e një prej bashkëjetuesve të tij në burg. Vite më parë Dan Hutra kishte vrarë me armë guruan e tij.

Sot ai vuan dënimin e tij në burg, nga ku ka tentuar në disa raste edhe të arratiset.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit