Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK, pas një fletëthirrjeje nga Prokuroria e Posaçme.
Ende nuk ka informacion lidhur me atë se për çfarë është thirrur Peleshi në SPAK, por sipas mediave paraprakisht dyshohet se po pyetet për raportin me Klodian Zoton e inceneratorëve për një tender për matësat e ujit që i ka dhënë kur ishte në krye të bashkisë Korçë.
Por zyrtarisht ende nuk dihet. Peleshi ka mbajtur edhe detyrën e zëvendës-kryeministrit në periudhën 2013-2017. Gjithashtu në periudhën shtator 2017 – janar 2019 Peleshi ka shërbyer si Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.