-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Më mungon ushtria’/ Pse po ndodhin kaq shumë largime nga FSK-ja?

Kryesoret

“Nuk është ideja që po ndahesh me institucionin, por [ndjenja] sikur po e braktis shtetin, po e lë keq”…

Kështu shprehet një ish-pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili vendosi ta ndërpriste angazhimin në këtë institucion, pas disa vitesh shërbim.

Thotë se arsyet që e shtynë ta linte punën e ushtarakut, janë disa, por dominon mungesa e meritokracisë në rastet e avancimeve, e pastaj ambicia personale për zhvillim e mirëqenie.

“Lidershipi senior [në FSK] vjen më shumë nga lufta dhe jo nga një edukim formal siç e kemi pasur ne. Stili i lidershipit në organizatë është pak më klanor dhe më tradicional, nuk është i bazuar në parimet moderne”, thotë ish-pjesëtari i FSK-së për Radion Evropa e Lirë.

Duke dashur të mbetet anonim, ai kujton se iu deshën rreth dy vjet për të marrë vendimin e largimit nga FSK-ja – “më të vështirin në jetë”.

“Më mungon ushtria. Mënyra se si lidhesh me njerëz në ushtri, është diçka e papërsëritshme. Është vështirë të shkëputesh nga ushtria… aty lidhesh edhe ideologjikisht”, thotë ai.

Sot tregon se bën një prej punëve më të kërkuara në treg, të cilën nuk ka mundur ta bëjë brenda institucionit të sigurisë, dhe se gjeneron të hyra dukshëm më të larta (Lexo ketu shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit