-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘E kapi për fyti’/ Meta: Beleri dhe Berisha që duan t’i djegin mandatin

Kryesoret

Në pritje të vendimit për Fredi Belerin, Ilir Meta tha se drejtësia në Shqipëri është e kapur nga Edi Rama që dirigjon gjithçka. Më tej, theksoi se nuk është Beleri që po bllokon integrimin por vetë Edi Rama me qëllim.

Çështja Beleri nuk është problem mes Shqipërisë dhe Greqisë, por një problem thelbësor dhe skandaloz i vetë mungesës së demokracisë në Shqipëri dhe treguesi më flagrant i kapjes së shtetit, i përdorimit kriminal të shtetit nga kryeministri dhe qeveria që nga policia, që nga prokuroria, gjykatat dhe cdo element tjetër.

Që nga përdorimi i dëshmitarëve të rremë që nuk paraqiten në procese, zvarritja e procesit dhe bllokimi i betimit të tij është anti-kushtetues sepse asgjë nuk e pengon Fredi Belerin për betimin e tij në zgjedhjet në kushtet e rrëmbimit nga policia e Edi Ramës. Në rastin konkret edhe për shkak të rrethanave të veçanta, kjo cështje ka marrë një jehonë shumë më të madhe.

Por kemi pasur kapjen e shtetit që e tregon edhe çështja Beleri. Sa i përket gjyqtares nuk do të dëgjoja të komentoja mediat e huaja, sado presitgjoze janë. Fakti që autoritete shqiptare kanë mohuar këto fakte, nuk është se na rrit besimin se ato fakte nuk ekzsitojnë sepse kështu ka ndodhur edhe me ish-kryebashkiakë apo ish-deputetë që kanë pasur probleme me dekriminalizimin.

Kemi rastin e Hajdarit të Kuçovës që nuk u veprua qëllimisht pas zgjedhjeve as nga KQZ dhe as nga Prokuroria me komandën e Edi Ramës sepse duhej të vidhej dhe grabitej bashkia nën komandën e vetë ministrit të Brendshëm pastaj për të pranuar dhe njohur faktet që kemi denoncuar” tha ai. Akuzoi se gjyqtarja Irena Gjoka do që t’i djegë mandatin Sali Berishës. “Zvarritjet për Berishën janë të qëllimshme për humbjen e mandatit të tij” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit