Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se nuk është e vërtetë që është duke prishur marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë. “Nuk është e vërtetë” tha ai për akuzat e opozitës.
Para disa dite ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier u shpreh se Shtetet e Bashkuara janë të pakënaqura me cilësinë e partneritetit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Uljen e cilësisë së partneritetit me kryeministrin Kurti, ambasadori Hovenier e lidhi edhe me Rregulloren e BQK-së që e përcakton euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme.