-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak në Prishtinë: Zbatoni marrëveshjet me Serbinë

Kryesoret

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi nga Prishtina se duan më shumë përparim në zbatimin e marrëveshjes bazë, e cila tashmë ka bërë 1 vit që nga nënshkrimi.

Kemi diskutuar një listë të gjatë të çështjeve. Dhe më e rëndësishmja është zbatimi i Marrëveshjes bazike të arritur dhe kjo është në interes të të gjithëve që të kemi progres në zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Është marrëveshja më e mirë që kemi mundur të arrinim. Nëse do të kishte marrëveshje më të mirë, do ta kishim bërë prandaj është në interes të secilit që të zbatohet. Sepse në këtë marrëveshje kemi të gjitha përgjigjet, çfarë të bëjmë dhe si t’i bëjmë.

Pyetja e vetme është se kur do të ndodhë zbatimi i këtyre pikave. Kemi shpenzuar shumë kohë për të ndërmarrë hapa dhe ka frikë në të dyja palët se çfarë do të bëjë unë e çfarë pala tjetër. Por besoj se këto çështje munden shumë thjesht të zgjidhen”, ka deklaruar ai, teksa ka treguar se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është diskutuar edhe në takimin me Bislimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit