Ditën e sotme u mbajte dhe seanca për masën e sigurisë në gjykatën e Korçës në lidhje me ngjarjen e disa ditëve më parë në Pogradec, ku 3 të rinjë u përfishinë në një shkëmbim brutal zjarri dhe plumbash.
Kristo Lotis, Denis Meko, janë personat të cilët lëshuan breshëri plumbash drejt Alted Jolldashit çka solli dhe plagosjen e këtij të fundit me disa plagë në pjesë të ndryshme të trupit.
Dy të rinjtë ishin nisur me qëllimin e qartë për të vrarë 27-vjeçarin, ndërkohë që ky i fundit u kundërpërgjigj po me të shtëna arme.
Për këtë ngjarje gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 3 të rinjve, përfshirë këtu dhe Alted Jolldashin i cili ishte ‘shënjestra” e kësaj ngjarje.