-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makina bie nga 10 metra lartësi, vdes shoferi shpëton gruaja

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën Prizren – Reçan – një çift të moshuar u përfshinë në një vetaksident me fatalitet.

Shoferi i veturës, një burrë 70-vjeçar, raportohet të ketë humbur kontrollin mbi timon, duke bërë që mjeti të bie nga një lartësi prej rreth 10 metrash.

Si rezultat, shoferi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbijetuar me lëndime të lehta.

Policia ka identifikuar viktimën si banor i Komunës së Prizrenit, ndërsa gruaja e tij, e moshës 67-vjeç, u dërgua në Spitalin Rajonal në Prizren për mjekim dhe më pas u lirua.

“Më 06.03.2024 rreth orës 15:40, u raportua një aksident i vetëm me pasoja fatale në rrugën Prizren-Reqan. Aksidenti ndodhi kur drejtuesi i automjetit, z. F.M., lindur në vitin 1954, nga fshati Llokoc i Prizrenit, ka humbur kontrollin, duke devijuar në krahun e kundërt të rrugës, goditur barrierat anësore dhe më pas përfunduar në një lugunë afër lumit, ku automjeti ra nga një lartësi e konsiderueshme. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit vdiq në vendngjarje, ndërsa pasagjerja, zonja E.M., lindur në 1957, u dërgua për trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit dhe u lirua më pas”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai shtoi se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor e Prizrenit po e heton rastin.

Pas ngjarjes tragjike, sipas urdhrit të prokurorit, trupi i viktimës u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit