Muzeu Kombëtar duke filluar nga 15 marsi 2024 do mbylli dyert për një periudhë 4 vjeçare. Më saktësisht do qëndrojë i mbyllur deri në 15 mars 2028 për arsye rikonstruksioni.
“Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se:
Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!” thuhet në njoftim.