Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Cukas të Fierit ku mësohet se dy vëllezër kanë mbetur të plagosur rëndë pas një konflikti me njëri-tjetrin.
Mësohet se pas një sherri për pronën njëri prej vëllezërve me mbiemër Musai ka plagosur me armë zjarri vëllanë e tij 60-vjeçar.
I plagosuri më pas ka reaguar duke sulmuar të vëllanë e tij me sëpatë si rezultat të dy kanë përfunduar në spital dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe priten informacione më të detajuara.