Autokolona e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zalensky u sulmua nga një raketë ruse vetëm disa metra larg nga vendi ku do të takohej me kryeministrin grek, Kyrakos Mitsotakis
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:43 të ditës së sotme, dhe siç raportojnë mediat e huaja vetëm 150 metra larg nga destinacioni ku dy figurat politike do takoheshin.
Fatmirësisht nuk ka pasur probleme dhe askush nuk ishte në rrezik për jetën teksa takimi u zhvillua normalisht. Dy liderët do të mbajnë një konferencë për shtyp, e cila nuk do të transmetohet drejtpërdrejt për arsye sigurie.