-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherri në oborrin mbretëror, avokatja: Sebepi, ‘trofeu’ dhe ‘molla e sherrit’ mes Princit e Elias

Kryesoret

Sherr dhe dhunë në familjen mbretërore shqiptare. Pas kërkesës për divorc nga bashkëshortja, Elia Zaharia, Princ Leka Zogu është përfshirë në një konflikt të ri ligjor.

Zogu ka depozituar një kallëzim në komisariatin nr. 1 në kryeqytet, ku pretendon së është dhunuar nga Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. Po ashtu ai ka kërkuar “urdhër mbrojtje” në Gjykatën e Tiranës.

Konflikti në familje ka ndodhur pasditen e 5 marsit në rezidencën e familjes mbretërore në rrugën “Murat Toptani”. Vetë Leka është larguar nga kjo banesë, pas depozitimit të kërkesës për divorc me marrëveshje në gjykatë.

Sipas kallëzimit të bërë, Princ Leka ka mbërritur në këtë banesë të takojë vajzën e mitur, por është gjendur para fyerjeve të ish-vjehrrit të tij, Gjergj Zaharia. Më pas ai pretendon së është sulmuar fizikisht prej tij dhe se pjesë e agresionit është bërë edhe Elia Zaharia.

Por çfarë fshihet pas këtij konflikti? Avokatja Nexhi Beqiri në një intervistë me “Skype” për “5Pyetjet.al” shprehet se problemi duket se qëndron te pasuria dhe fakti që Elia edhe pas nisjes së divorcit nuk është larguar nga oborri mbretëror. Më tej, avokatja i bën një skaner të plotë martesës së çiftit, divorcit dhe fundit të kësaj telenovele mbretërore.

“Problemi më i vështirë në këtë mes është i pasurisë. Nëse është bërë një regjim martesor me pasuri të ndara natyrisht që e ka regjistruar të gjithë pasurinë e trashëguar” tha avokatja. Por çfarë ndodh nëse nuk është vepruar në këtë mënyrë ligjore? Ndiqni intervistën e plotë me avokaten e njohur Nexhi Beqiri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit