Aktorja e njohur Luli Bitri i ka dalë në mbrojtje mikes së saj, Elia Zaharia. Pas skandalit më të fundit, Luli Bitri zbulon detaje të tjera nga jeta e tyre, duke u shprehur se mikesha e saj kurrë nuk e ka baltosur figurën e princit, edhe kur mësoi tradhtinë e tij.
“Gjithmonë kam menduar se mes një çifti nuk duhet të futet askush të gjykojë e të fajësojë. Për të njëjtat arsye që ata bëhen bashkë, mundet edhe që të ndahen……! Por sot e dashura mikja ime Elia, më trishton shumë që ti bëhesh lajm nga vet dora e atij burri, për të cilin ti u kujdese aq shumë të mos e baltosje kur more vesh tradhetinë.
Atij babai- gjyshi qe edhe pse duhet te jetë betuar se nuk do të shkelte më në atë shtëpi, në emër të dashurisë, ka qëndruar pa gjumë me ty dhe me të voglën, ( në vend të të atit) gjithë këto netët e ditët e kësaj javë, kur ti digjeshe nga temperatura në shtëpi…!
Duke ditur gjithë këto dhe duke të njohur mirë, unë të dërgojë një përqafim ty dhe babait tënd, për të cilin ti je krenare! Për babain tim do e ktheja botën përmbys! Mjerë kush nuk do i bëjë fëmijët e vet krenarë,” shkruan Luli Bitri.