-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Armë, municione dhe lëndë shpërthyese në Fier, burgosen 3 persona

Kryesoret

Tre persona janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Fierit. Ata akuzohen për veprën penale “armëmbaitje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Në pranga kanë përfunduar  B.K., B.A. dhe R.K., ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”.

Prokuroria kërkoi arrestimin e tyre pasi u konstatua se këta shtetas mbanin dy armë të llojit Pistolet ‘Glock Austria’ 9 mm, në ambiente publike. Armët u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Pas kryerjes së veprimeve paraprake, u kërkua në gjykatë, marrja e masave të sigurimit personal pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto shtetas, kanë konsumuar elementë të veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal.

Në lidhje me këtë procedim, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier po vijohen hetimet në drejtim të përfshirjes së personave të tjerë apo rreth fakteve të tjera penale që mund të jenë konsumuar.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier vazhdon me prioritet luftën kundër krimit dhe parandalimit të veprave penale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit