Në lidhje me atentatin e mëngjesit të djeshëm në Lezhë policia ka identifikuar 3 autorët të cilët sulmuan dhe plagosën me armë Agron Pukën, por nga kqyrja e kamerave të sigurisë rezultoi se dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri ndaj tyre.
Ata janë Vincens Tuku 32-vjeçar, Amarildo Kola 31-vjeç dhe Kevin Ndoka 18-vjeç, të 3 persona të shpallur në kërkim tashmë dhe punohet për kapjen e tyre, siç njofton dhe policia.
Por në pranga ka rënë dhe vet i plagosuri i kësaj ngjarje të rëndë. Siç bëhet me dije Agron Puka i është përgjigjur plumbave me zjarr në momentin që është sulmuar. Ai ka qëlluar me armë zjarri ndaj 3 autorëve ndërsa disa ditë më parë besohet se ata janë konfliktuar midis tyre.
Arma e zjarrit e përdorur nga Puka rezulton se ishte pa leje dhe është sekuestruar nga policia.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Zbardhet plagosja e shtetasit A. P., kryer mëngjesin e djeshëm, në fshatin Rrilë.
Identifikohen 3 shtetasit që qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit të 54-vjeçarit dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Vihet në pranga 54-vjeçari, pasi nga hetimet rezultoi se dhe ai ka qëlluar në drejtim të 3 shtetasve, me një armë zjarri, të cilën e mbante pa leje.
Për rastin u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasit V. T., 32 vjeç, banues në fshatin Tale, A. K., 31 vjeç, banues në fshatin Tale dhe K. N., 18 vjeç banues në Shëngjin.