-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati mafioz në Lezhë/ ‘Shënjestra’ në pranga, 3 autorët në kërkim (EMRAT)

Kryesoret

Pas 24 orësh është zbardhur plagosja me armë mëngjesin e djeshëm në fshatin Rrilë, Lezhë. I plagosur mbeti një 54-vjeçar Agron Puka, të cilit iu zu pritë nga 4 persona pak pasi ai kishte lënë fëmijët e tij në shkollë.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë identifikuar 3 prej autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri ndaj Agron Pukës. Ata janë Vincens Tuku 32-vjeçar, Amarildo Kola 31-vjeç dhe Kevin Ndoka 18-vjeç, të 3 persona të shpallur në kërkim tashmë dhe punohet për kapjen e tyre, siç njofton dhe policia.

Por në pranga ka rënë dhe vet i plagosuri i kësaj ngjarje të rëndë. Siç bëhet me dije Agron Puka i është përgjigjur plumbave me zjarr në momentin që është sulmuar. Ai ka qëlluar me armë zjarri ndaj 3 autorëve ndërsa disa ditë më parë besohet se ata janë konfliktuar midis tyre.

Arma e zjarrit e përdorur nga Puka rezulton se ishte pa leje dhe është sekuestruar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Zbardhet plagosja e shtetasit A. P., kryer mëngjesin e djeshëm, në fshatin Rrilë.

Identifikohen 3 shtetasit që qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit të 54-vjeçarit dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Vihet në pranga 54-vjeçari, pasi nga hetimet rezultoi se dhe ai ka qëlluar në drejtim të 3 shtetasve, me një armë zjarri, të cilën e mbante pa leje.

Për rastin u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasit V. T., 32 vjeç, banues në fshatin Tale, A. K., 31 vjeç, banues në fshatin Tale dhe K. N., 18 vjeç banues në Shëngjin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit