Roma kundër Brighton është një nga përballjet më interesante të Europa League mbrëmjen e sotme.
Po vëmendja është rrëmbyer që para fillimit të sfidës dhe fatkeqësisht nuk është për mirë.
Siç bën me dije “The Mirror” tifozët anglez kanë përjetuar tmerr me të mbërritur në Romë.
Dy prej tyre të moshës 27 dhe 28 vjeç janë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta nga një bandë e cila dyshohet se janë tifozë të skuadrës italiane. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën mbrëma teksa dy të rinjtë ishin duke dalë në një bar.
Pas dhunës ata janë shtruar në spital.