-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vjen vera, çfarë ofron Durrësi? Luku: Elita, risia dhe pengesa, Japonia do qendrën

Kryesoret

Me nisjen e pranverës kanë nisur edhe përgatitjet për sezonin e ri turistik. Jo vetëm marketingu por edhe puna në terren dhe rezervimet e para. Por si është situata në Durrës, një qytet që është i përballueshëm për xhepat e të gjithë qytetarëve? Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, Artan Luku në një intervistë për “5Pyetjet.al” shprehet se problemi kryesor i biznesit janë burimet njerëzore.

Ne kemi turizëm elitar, por edhe turizmin e thjeshtë familjar që është goxha masiv në Durrës. Biznesi përballet me të njëjtën situatë dhe probleme. Kemi një paqëndrueshmëri në lidhje me burimet njerëzore. Edhe zgjidhja jashtë vendit është e paqëndrueshme. Kemi një risi këtë vit që Universiteti i Durrësit ka marrë vendim të mbyllet në 15 Qershor, që do u japë mundësi studentëve që të aplikojnë për vende pune” tha ai.

E ndërsa në verë shkojnë të gjithë, po në dimër kush e frekuenton Durrësin? “Kemi goxha turizëm edhe në dimër. Kemi turistë nga Ukraina, Polonia, Çekia, Gjermania. Ka qenë diçka e re për Durrësin kjo, që kemi turizëm edhe gjatë dimrit. Të huajt që vijnë në Shqipëri duan të njohin diçka tonën, janë të prirur për të konsumuar produkte shqiptare.

Japonia është shumë e interesuar për qendrën historike të qytetit. Kemi prenotime nga Kina. Kryesisht Durrësi vazhdon që të ketë prenotime nga të njëjtat lokacione, goxha vendet nordite, Çekia, Polonia, Gjermania dhe shumë pak Itali, janë turizmi dentar dhe jo ai që ka të bëjë me plazhin. Por ka edhe nga ata që kanë hapur biznese. Italianë që kanë hapur restorante, atë që dinë që të bëjnë më mirë”.

Luku kërkon një qasje tjetër për strategjinë e turizmit. “Ne kemi dëgjuar se do të ketë një strategji turizmi 2024-30 që për mendimin tim është e gabuar sepse është afatshkurtër. Nuk më duket se ka diçka serioze dhe se qeveria do të ketë strategji për turizmin. Ne nuk kemi ende sa janë plazhet, sa është dendësia e shfrytëzimit, sa duhet të jetë standardi dhe ku duhet të arrijmë? Kjo do të kthehet në një pengesë për të pasur turizëm elitar. Kjo do të bëjë që të ndalojnë ndërtimet e hoteleve me 4 apo 5 yje”.

Thekson se biznesi kërkon rregulla të barabarta loje. “Askush nuk analizon të ardhurat që ngelen nga turizmi. Në një turizëm të tillë ku një pjesë e mirë e të ardhurave shkojnë në tatime. Në një pjesë jetojnë jashtë dhe këto të ardhura shkojnë jashtë. Shteti duhet të drejtojë sytë nga biznesi që kërkon rregulla të barabarta loje. Nëse nuk do të ndërtojmë një strategji tonën nuk do ta dimë kush është konkurrenti jonë”.

Në fund, Artan Luku rrëzon shifrën e qeverisë së vitin e kaluar Shqipërinë e vizituan 10 milionë turistë. “Janë 10 milionë njerëz që kanë hyrë në Shqipëri apo turistë? Sipas meje turistë ka shumë por shifra nuk besoj se është e saktë” përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit