-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita bilbilat, mazhoranca kartonat, ligjet kalohen shpejt e shpejt

Kryesoret

Edhe seanca e sotme në Kuvend u zhvillua mes kaosit dhe zhurmës nga ana e opozitës dhe votimeve shpejt e shpejt të projektligjeve nga ana e mazhorancës.

Nga ana e mazhorancës u votua brenda pak minutash projektligji për “Investimet Strategjike”, për ‘Burimet Ujore’, si dhe ai për “Turizmin” e gjitha brenda 30 minutave.

Votimin e drejtoi Zëvendës kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj.

Deputeti Gazment Bardhi reagoj pikërisht duke thënë se “po falsifikohet votimi” pas nuk ka 68 deputetë në sallë për të votuar këtë projekt ligj.

“Po falsifikon votimin! Ke 68 deputetë në sallë. Po kryen vepër penale. Po shkel Rregulloren, neni 55 pika 4. Po shkel Kushtetutën Nuk ua falim këtë”, dëgjohet të thotë ai.

Ishte pikërishtë Felaj ajo që iu përgjigj se nuk ka kuorum, pra nevojitet shumicë e thjeshtë votash për të votuar projektligjin.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit