Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, ka mirëpritur në kullë pedagogët ushtarakë që e trajnuan komandantin legjendar, Adem Jasharin.
Ai në një rrëfim ka treguar periudhën kur populli shqiptar vinte për ngushëllime tek ai, pasi familja Jashari u vranë nga agresori serb.
“Për besë kur vishin për ngushëllime në Mynhen atje profesorë e doktorë, shumë e shumë, edhe mu bë e tepërt. Thash o zotni, kurrkush nuk po thotë që janë pak, por i kam dhënë 56, e i kam fitu 8 milionë shqiptarë, edhe qashtu më ka dalë”, ka thënë Jashari në Kanal10.
Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Skenderajt, forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.
Më 24 mars të vitit 1999, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana, filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.