Një aksident është raportuar pasditen e sotme nga policia në aksin rrugorë Krahës-Malas në Tepelenë.
Sipas uniformave blu një 41-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit të tij dhe ka dalë nga rruga ku për pasojë ka mbetur i plagosur ai dhe 2 pasagjerët që ndodheshin në makinë.
Tre të lënduarit janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore, ku mësohet se njëri prej tyre është në gjendje kritike.