-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bayern Munchen shfryn ‘nervat’ ndaj Mainz-it, fiton 8-1 në ‘Allianz Arena’

Kryesoret

Bayern Munchen po rigjen formën, pas kualifikimit në Champions League ndaj Lazios, bavarezët  u  treguan të papërmbajtshëm në kampionat ku gjunjëzuan Mainzin në shifrat 8-1.

Vetëm 20 minuta i mjaftuan ekipit të Tuchel të siguronin 3 pikët duke realizuar ma Kane dhe Grotezka. Amir ngushtoi diferencën për miqtë në minutën e 31’ me një asist të Grudas. Brenda pjesës së parë, Kane thelloi shifrat.

Në fillimin e pjesës së dytë vijoi spektakli vendas, këtë herë me Muller, Musiala dhe Gnabry. Kane kompletoi tripletën, në të 71-tën minutë. Në fund pati kohë edhe për një gol tjetër të Goretzkës.

Pavarësisht këtij triumf, diferenca e Bayern me Leverkusen kryesues është 7 pikë, por “aspirinat” kanë edhe një ndeshje më shumë për të luajtur. Mainz është në vendin e parafundit.

Serie A/ Kumbulla dhe Bajrami rikthehen në fushë, Sassuolo tek fitorja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit