Një aksident ka ndodhur pak më parë në qytetin e Beratit.
Një makinë tip “Skoda” ka humbur kontrollin dhe ka marrë para dy shtyllat e ndriçimit të rrugës. Një përplasje e cila ka prishur totalisht makinën në pjesën e përparme por fatmirësisht shoferi nuk ka pasur lëndime.
Mësohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonte 28-vjeçari.