-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bologna provon por nuk mjafton! Interi vazhdon dominimin në Serie A

Kryesoret

Bologna kundër Interit ishte ndeshja e cila tërhoqi më shumë vëmendjen këtë të shtunë në Serie A.

Të besuarit e Thiago Mottas, të konsideruar shpesh herë si ‘hirushja’ e këtij sezoni pritën në shtëpi kryesuesit e Interit, në një sfidë me rëndësi për zonën Champions.

Një ndeshje e cila solli emocione dhe ritëm të lartë loje, me djemtë e Inzaghit që luajtën të njëjtën skemë loje, “prit dhe sulmo”. Ishte pikërisht kjo mënyra që solli golin e avantazhit për Interin, një një kundërsulme ku u përfshi dhe mbrojtja Bisseck dërgoi topin në rrjetë.

Pjesa e dytë pa Bolognan të jepte gjithçka në fushën e lojës aq sa për të mos mare asnjë goditje drejt portës dhe kundër një rivali si Interi tregoi më së miri se meriton vendin në top katërshen e Serie A.

Rastet ishin të shumta por mbroitja e mysafirëve rezultoi e pa kalueshme për më tepër pritjet e portierit Sommer rezultuan dhe një herë vendimtare.

Minuta pati dhe për Kristjan Asllanin e cili zbriti në fushën e lojës në minutën e 60-të.

Mes polemikave kryesisht në pjesën arbitrale, Interi rrëmbeu një tjetër fitore dhe sheh veten të shkëputur në Serie A me 75 pik.

Bologna nga ana tjetër merr një humbje që i rri ngushtë për atë që dha në fushë por mban ende vendin e katër në renditje me 51 pik.

(VIDEO)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit