Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Gëzim Çelën njohur si baroni i drogës.
Ai u arrestua në 9 dhjetor në fshatin Dardani të Ferizajt nën shoqërinë e 2 vajzave nga Shqipëria.
Gëzim Çela ka nisur që të shlyej edhe dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në 7 dhjetor 2015. Në atë kohë, Çela është dënuar për trafik droge me 10 vite e 8 muaj burg.
55-vjeçari, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë, ishte shpallur në kërkim nga SPAK në operacionin “Flakë në Det” në 9 tetor 2023, pas disa muajsh hetime ku më 15 gusht u godit një grup kriminal që tentoi të shkëmbej lëndë narkotike në mes të detit.